Peleshi nga Korça: Vota e 25 qershorit, jo politike
Lajme E Enjte, 27 Maj 2021 04:08
Gjatë një takimi me sportistë dhe banorë të qytetit të Korçës, Niko Peleshi duke vendosur vëmendjen tek zhvillimi i infrastrukturës sportive nuk ka lënë pa përmendur as kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij duhet të fokusohen tek konkurenca për zgjidhjen e problematikave.
Pikërisht në vendin ku po ndërtohet Qendra Sportive më e madhe në rajon, një investim i cili kap vlerën 960 mln lekë, Peleshi ka apeluar që qytetarët të lenë mënjanë idealizmat politikë dhe të votojnë PS për të ardhmen e fëmijëve. Duke e cilësuar 25 qershorin si një moment historik më tepër sesa politik për Shqipërinë , kryesuesi i listës së PS për qarkun e Korçës ka apeluar që 25 qershori të shënojë për të gjithë një moment të rëndësishëm
“Nën sloganin “Hapi tjetër për sportin” Peleshi prezantoi jo vetëm programin e PS për këtë fushë por edhe projektet konkrete në këto 4 vite në Korçë ndërsa apeloi që sidomos të rinjtë të përkushtohen për ti dhënë suksese Korcës në sport”,- tha Peleshi.