Peleshi pret ambasadorin e Turqisë: Mirënjohje për miqësinë mes dy popujve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar.
“Mirënjohje Ambasadorit të Turqisë, Tayyar Kağan Atay, për kontributin në zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe miqësisë mes popujve tanë”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

