Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Braun-Pivet: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet. Një takim që konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, një miqësi e hershme që sot ndodhet në ditët e saj më të mira.

Kryetari Peleshi vlerësoi rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore, arsimore dhe ekonomike, si dhe për rritjen e rolit të parlamenteve në mbështetje të procesit të integrimit europian.

Presidentja Braun-Pivet vlerësoi bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ajo dhe deputetët francezë, të pranishëm në takim, shprehën interes për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, zgjerimin e BE-së, rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, kulturor dhe rolin e diasporës shqiptare në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë, ndërsa reformat, veçanërisht reforma në drejtësi, po ndërtojnë një sistem të pavarur dhe të besueshëm. Kryetari Peleshi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe kontributin e Presidentes Braun-Pivet në forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe perspektivës europiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari Peleshi theksoi se Shqipërinë dhe Francën i lidh një miqësi historike dhe partneritet strategjik, si aleate të besueshme në NATO, dhe Shqipëria mbështet Ukrainën në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial dhe vlerave demokratike.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Francë dhe bashkëpunimit në shërbim të integrimit europian dhe stabilitetit rajonal.

Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë nga Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deputetët Hatixhe Konomi dhe Enno Bozdo, anëtarë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë, Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?