Peleshi: Rama djali më i mirë i Shqipërisë. Kryeministri: Jam problematik (VIDEO)
Në Korçë Kryeministri Edi Rama, organizoni një takim dreke me mësues të dalë në pension. I shoqëruar edhe nga Niko Peleshi, batutat në tavolinë mes tyre nuk munguan, të ngacmuar edhe nga fjalët e mësuesve të dalë në penison.
Mësuesit gjatë bisedës lavdëruan Niko Peleshin, i cili kryeson listën e PS-së në këtë qark por fjalët e mira ish-zv/kryeministri “ja delegoi” kreut të qeverisë duke u shprehur se: “Djali më i mirë i Shqipërisë është Edi Rama, ne të tjerët jemi mbështetës”.
Postimi i Ramës
Korçë, me mësuesit pensionistë për sa shumë kemi bërë në këto 44 muaj për arsimin, pagat e pensionet dhe sa shumë më shumë do të bëjmë në 4 vitet që vijnë. Në këtë pjesë të parë, me reformën në arsimin parauniversitar bëmë të mundur që Shqipëria të përmirësojë pozicionin e saj me plot 21 vende në renditjen ndërkombëtare PISA 2015. Shpëtuam nxënësit nga 600 tekste me gabime të rënda dhe nga 4000 mësues pa arsimin përkatës; Sot, rekrutimi i mësuesve bëhet mbi bazë merite dhe fëmijët tanë mësojnë me tekstet prestigjoze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, njësoj si çdo nxënës në BE. Rritëm pagat e mësuesve deri në 36% ndërsa pensionet deri në 40% Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154831406066523/