Pendohet Agron Duka: Vendimi im për t’iu bashkuar listës së PD, i gabuar
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet i penduar për vendimin që mori për të garuar në listën e PD, dhe jo më vete. Duke folur nga studio e “News24” në Durrës, Duka tha se fakti që renditej i pesti në listën e PD e penalizoi.
“Shtabi im ishte i gjithi nga PAA. Po ta dija situatën në PD do të kisha dalë i vetëm në zgjedhje. Fakti që isha i pesti në listën e PD më penalizoi. Isha në vendin e gabuar. Por unë përpjekjet e mia i bëra. Votat e mia ia kam çuar listës”, tha Duka.
Ai tha se do të vijojë të jetë në krye të PAA-së, nëse strukturat e partisë nuk do të vendosin ndryshe.
“Do të jem në krye të PAA edhe nëse strukturat e partisë do të jenë dakord. Nuk jam i mërzitur pasi nuk garova direkt”, u shpreh Duka.