Pensionet e akademikëve, ja llogaritja sipas titujve

Qeveria ka miratuar formulën për përcaktimin e pensioneve shtetërore apo suplementare të punonjësve të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore. Në këtë skemë të re përfshihen punonjësit në universitete, akademi, kolegjet universitare, kolegjet profesionale të larta, institutet, qendrat e agjencitë e kërkimit shkencor të akredituara.

Vendimi citon se “paga referuese” është paga bazë për titullin në institucionet publike, duke përjashtuar shtesat për funksion.

Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të ushtrimit të titullit. Si pagë bazë do të jetë ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Kështu, për efekt të llogaritjes së përfitimit, për titujt: a)“Profesorë” dhe “Drejtues kërkimesh”, të cilët kanë periudhë ushtrimi të titullit, si pagë referuese e titullit do të merret ajo për titullin “Profesor” në institucionet e arsimit të lartë; b)  “Profesorë të asociuar” dhe “Mjeshtër kërkimesh”,  si pagë referuese e titullit do merret ajo për titullin “Profesor i asociuar” në institucionet e arsimit të lartë; c)   “Docent” dhe “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, të cilët i kanë pasur këta tituj para vitit 1994 dhe i kanë përfituar pasi është fituar më parë grada shkencore “Kandidat i shkencave”, pagë referuese e titullit do merret ajo e pozicionit “Lektor” në institucionet e arsimit të lartë.

Masa e pensionit suplementar plus pensionin e pleqërisë nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i masës së pensionit të caktuar.

SHKARKO APP