Pensionet e ushtarakëve, si përfitohet dhe dokumentat
Nga pension i parakohshëm tek pensioni suplementar familjar, janë disa nga përfitimet që marrin sot ushtarakët. Instituti i Sigurimeve Shoqrore ka bërë publike për gazetën të gjitha kushtet që duhen për të përfituar pension suplementar. Çdo ushtarak duhet të ketë minimumi 12 vite shërbim për të përfituar pension të parakohshëm. Gjithashtu ISSH ka bërë me dije të gjitha dokumentat që u duhen ushtarakëve për të përfituar pension.
Kushtet për pensionet e ushtarakëve
a) Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Kushtet për përfitim: – Për burra: mosha 47 vjeç dhe jo më pak se 15 vite shërbimi. – Për gra: mosha 42 vjeç dhe jo më pak se 12 vite shërbimi.
b) Pension suplementar i pleqërisë. Kushtet për përfitim: – Personat që përfitojnë pension pleqërie sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.
c) Pension suplementar i invaliditetit. Kushtet për përfitim: – Personat e përmendur në pikën 2 të këtij kreu, kur janë deklaruar invalidë dhe përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm, sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore të RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.
d) Pensioni suplementar familjar. Kushtet për përfitim: – Kur personat e familjes në ngarkim, përfitojnë pension familjar, sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.
e) Pensioni suplementar familjar, për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj Kushtet për përfitim: – Personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj.
Kush përfiton
Ushtarakët e Forcave të Armatosura në RSH. Punonjësit e Policisë së Shtetit. Punonjësit e Gardës së RSH. Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit. Punonjësit e Policisë së Burgjeve. Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit. Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Dokumenta
Drejtohuni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, ku ju keni vendbanimin, dhe pajisuni me dy format-kërkese. Një format-kërkese e plotësuar paraqitet në strukturat, nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie.
Mbi bazë të kësaj kërkese, këto struktura dërgojnë në rrugë postare modelarin “Vërtetim për vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese” në strukturën rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin. Formatit tjetër të kërkesës, plotësuar në të gjitha rubrikat, i bashkëlidhet dokumentacioni i renditur më poshtë, për çdo përfitim, dhe dorëzohet pranë ALSSH, ku keni vendbanimin.
a) Kujdes! Për çdo përfitim, data e regjistrimit të kërkesës është e rëndësishme. Personi, që kërkon përfitimet jo më vonë se 1 vit nga data kur i lind kjo e drejtë, përfitimi i paguhet nga data e lindjes së të drejtës. Në raste të tjera, përfitimi paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim.
Për përfitimin e pensionit të parakohshëm, bashkëlidhur kërkesës duhet të jenë: Fotokopje e kartës së identitetit. Deklaratë për punësimin (e përvitshme). Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave. Vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkues. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive.
b)Për përfitimin e pensionit suplementar të pleqërisë, bashkëlidhur kërkesës, duhet të jenë: Fotokopje e kartës identitetit.
c) Për përfitimin e pensionit suplementar të invaliditetit, bashkëlidhur kërkesës, duhet të jenë: Fotokopje e kartës identitetit.
d) Për përfitimin e pensionit suplementar familjar, bashkëlidhur kërkesës, duhen: Certifikatë familjare. Certifikatë e vdekjes së personit. Fotokopje e kartës identitetit së përfituesit. Vërtetim për vazhdimin e shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar. Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik.
e) Për përfitimin e pensionit suplementar familjar, kur ushtarakët humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj, bashkëngjitur kërkesës duhen këto dokumenta: Certifikatë familjare. Certifikatë e vdekjes së personit. Fotokopje e kartës identitetit se përfituesit. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët. Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik. /Shqiptarja/