Pensionet private në Shqipëri rriten me 9 %
Tregu i pensioneve private është rritur edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke arritur një total aktivesh prej 685 milionë lekësh. Sipas statistikave më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiae, AMF, gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni.
“Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2015 tregon një total asetesh neto prej 685.19 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 56.05 milionë lekë (8.91%) krahasuar me fundin e vitit 2014. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 4.88 milionë euro”, thuhet në raportin e AMF-së. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve më 31.03.2015 ishte 9,715 anëtarë, duke shënuar rritje prej 14.42% krahasuar me fundin e vitit 2014.