Pensionet, rritet sërish mosha e kontributet nga 1 Janari 2017

Ndryshimet, gratë në pension 60 vjeç e 6 muaj Sa rriten vitet e punës me 4 muaj me skemën e re

Nga 1 janari 2017-t, mosha e pensionit do të ndryshojë përsëri. Skema e pensioneve parashikon që mosha do të rritet çdo vit për gratë. Kështu një grua do të dalë në pension në moshën 60 vjeç e 6 muaj, ndërkohë që për burrat mosha e pensionin nuk ndryshon. Rritja e moshës së pensionit për gratë ka filluar që në vitin 2015-të, me 2 muaj, e njëta gjë ndodhi edhe në vitin 2016-të, ndërkohë që gjatë vitit të ardhsëm mosha e pensionit do të rritet përsëri me 2 muaj. Mosha e daljes në pension për gratë do të vijë të rritet me dy muaj, derisa të dalin në pension në moshën 67 vjeç. Gjithashtu nga 1 janari 2017 do të rritën edhe vitet e punës për daljen në pension. Për të marrë pension të plotë nga 1 janari, duhet që të plotësojë 36 vite konrtibute. Me ligjin e ri përveç moshës së pensionit, rriten edhe priudha për vitet e punës. Çdo vit për të marrë pension të plotë do të duhen 4 muaj më shumë punë.

ISSH
Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar ndryshimin e moshës që do pësojnë gratë nga 1 janari.

Në një njoftim ISSH sqaron ndryshimet që do bëhn për moshën e pensionit dhe vitet e punës, në vitin 2017
“Në zbatim të nenit 92, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, mosha e daljes në pension pleqërie në harkun kohor 01.01.2017 – 31.12.2017, për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 6 muaj. Gjatë vitit 2017 plotësojnë moshën për pension pleqërie gratë e lindura në periudhën kohore 01.11.1956 – 31.08.1957.
Përsa i përket vjetërsisë në punë, ajo rritet me 4 muaj në vit, si për burrat dhe për gratë. Pra 36 vite punë për të gjithë ata që dalin në pension në vitin 2016.
Periudha minimale e sigurimit, apo viteve të punës nuk ndryshon, mbetet 15 vite. “Pensioni i reduktuar” përfitohet deri në tre vite përpara plotësimit të moshës për pension pleqërie, me kusht që, kërkuesi, qoftë burrë apo grua, nëse kërkon të përfitojë pension të reduktuar në vitin 2017, duhet të këtë plotësuar 36 vite periudhë sigurimi si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, pra kur plotëson moshën për pension pleqërie ai nuk ndryshon”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP