Pensionet, Shqipëria lë pas vendet e rajonit për kushtet

Shqipëria renditet e para ndër vendet e tjera të rajonit ku ajo bën pjesë, sa u përket kushteve që u krijon qytetarëve të saj lidhur me daljen në pension. Një dukuri e tillë konfirmohet nga një raport i fundit i “Natixis Global Retirement Index”, sipas të cilit, për vitin 2015, vendi ynë renditet i 71-ti në listë, duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia (116), Serbia (93) dhe Greqia (76). Konkretisht, raporti global që njihet si Indeksi i Daljes në Pension dhe që përcakton në fakt se cilat vende favorizojnë dhe garantojnë cilësi jetese dhe standart shëndetësor për qytetarët e tyre pas daljes në pension, vlerëson se Shqipëria përgjatë këtij viti e realizon këtë proces më mirë se gjithë të tjerët që gjenden në krah të saj sa i përket aspektit gjeografik. Të mos harrojmë se në janar të këtij viti, në Shqipëri nisi të aplikohet edhe reforma e re e pensioneve, sipas të cilës përfshihet një bazë më e gjerrë përfituesish, pensione më të larta, sikundër nisi të aplikohet edhe pensioni social për të gjithë qytetarët që nuk kanë kontribuar me sigurime gjatë jetës së tyre. E mesa duket, kjo ka qenë edhe një nga arsyet kryesore që vendi ynë të renditet dukshëm më lart, kundrejt vendeve të tjera të rajonit lidhur me kushtet e daljes në pension për qytetarët e tij. Të dalësh në pension duket se sërish edhe për këtë vit, brenda vendit tonë ka më tepër mundësi dhe kualitet të mirë, si nga ana shëndetësore, ashtu edhe komoditetin e jetesës. “Natixis Global Retirement Index” ka listuar 150 shtete në të gjithë botën, për nga indeksi i pensionit, studim i cili zhvillohet çdo vit. Këtë vit, listën e kryeson Zvricra, e ndjekur më pas nga Norvegjia, Australia, Islanda dhe Irlanda. Kurse pesë shtetet e listuar më poshtë janë: Republika San Domenikane, Republika e Afrikës Qendrore dhe Togo, i fundit në listë.  Konkretisht, ky indeks global mbi pensionin analizon 20 trende nëpër 4 kategori kryesore: shëndeti, të mirat materiale, financat dhe cilësia e jetesës. Dhe në krye të klasifikimit qëndrojnë pikërisht ato shtete për nga siguria dhe komforti që u ofrojnë personave që dalin në pension.

 

 

 

 

 

RAJONI

Në rajonin ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia renditet e 116-ta, Serbia e 93-ta, Greqia e 76-ta, Rumania e 45-ta, Bullgaria e 65-ta dhe Turqia e 67-ta, sa u përket kushteve të daljes në pension

 

 

TREGUESIT

Sipas perimetrave të analizuara për këtë studim, Indeksi i Shëndetit për pensionistët në Shqipëri është 55%; Financat në kohën e daljes së pension 52%; Indeksi i Cilësisë së jetesës 52% dhe si renditje globale për pension; 57% nga 100% të mundshme.

 

SHKARKO APP