Pensionet suplementare per agjentet, miratohen ndryshimet në ligj

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin për  pensionet suplementare që parashikojnë përfshirjen e rreth 100 punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Efekti në buxhet për këtë shtesë pritet të jetë rreth 33 milion lekë.

Suplementi është llogaritur në masën 1% të pagës mesatare për çdo vit kontribut.

Kontributet që derdhen janë  në masën 5% të pagës referuese përbëjnë 3.400 lekë.

Qëllimi i kësaj nisme është përfshirja e punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.

Numri i personelit që përfiton nga sigurimet shoqërore suplementare është rreth 100. Nisur nga kërkesat e ligjit nr.10142/2009, të ndryshuar, punonjësit e AISM-së do të futen ne skemën e sigurimeve shoqërore suplementare, për pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi në vitin 2030 (14 vjet për gra – 12 vite shërbim dhe pagesë kalimtare) dhe në vitin 2033 (17 vjet për burrat – 15 vite shërbim dhe pagesa kalimtare).

SHKARKO APP