Pensionistët, ISSH: 4 certifikata dhe disa dokumente sigurohen online
Katër certifikata dhe një sërë dokumentesh të tjera do të sigurohen online dhe një pensionist duhet vetëm të paraqitet në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ky institucion bën me dije se për pensionistët nuk ka më arsye të humbasin kohë në sportelet e gjendjes civile si dhe të shpenzojnë para, pasi dokumentet janë online.
Një pensionist nuk ka më arsye përse të shkojë në gjendjen civile për të tëhequr certifikatat që i duhen për të përfituar pension. Përmes procesit të derrugullimit që parashikon transferimet online të dokumenteve, punonjësit në zyrat e pensioneve i tërheqin vetë ato përmes sistemit.
Astrit Hado: Katër lloj certifikatash të cilat mund ti gjejnë online përmes portalit e-Albania që është certifikata familjare, certifikata personale të cilën në përgjithësi nuk e kërkojmë, certifikatën e vdekjes në rastet kur pensionistët ndërrojnë jetë dhe certifikata e martesës për ato martesa që janë realizuar pas vitit 2008. Përpara vitit 2008 nuk janë dixhitalizuar që do të thotë janë mbi bazë letre.Të gjithë ato certifikata do ti sigurojmë vetë në portalin tonë përmes lidhjes që kemi me gjendjen civile. Qytetari vetëm deklaron.
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se edhe një sërë dokumentesh të tjera tërhiqen online.
Astrit Hado: Ne sigurojmë vetë dhe një sërë dokumentash të tjera të cilat prodhohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore nga segmente të caktuara të administratës së sigurimeve shoqërore si dhe dëshminë e penalitetit për përfitimet suplementare nuk ja kërkojmë më qytetarëve por e marrim ne pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në këtë mënyrë pensionisti përfiton duke mos paguar para dhe duke mos shpenzuar kohë.
Astrit Hado: Çdo certifikatë kushton 500 lekë të vjetra, minimalisht për çdo përfitim ne kërkojmë 2-3 certifikata, për një pensionist është e qenësishme. Por është dhe koha. Nuk do shkojnë qytetarët pensionistë të mbajnë rradhë në gjendje civile që të marrin certifikatë. Apo ndonjëherë për shkak të shumë arsyeve mund ta marrin dhe gabim, dhe do të duhet të rikthehen dhe ta marrin prapë.
I gjithë sistemi i ISSH është dixhitalizuar, ndaj pensionistët aktualisht përfitojnë nga këto lehtësira.
/Oranews