Për çfarë do të mbahet mend 2017, horoskopi tregon se…

Si ishte ky vit për ju, çfarë ndodhi dhe për çfarë do të mbahet mend, këtë do t’jua tregojë artikulli i mëposhtëm.

Dashi (21 mars-19 prill) – ky vit ishte viti i përmirësimeve, njohjes së vetes dhe dëshirave.
Edhe muajtë e fundit do të jenë të tilla, me surpriza, sidomos në jetën profesionale! Qëndroni në pritje!

Demi (20 prill-20 maj) – Do keni stimuj të jashtëm, për të arritur rezultate maksimale në fushën e financave dhe suksesi sidomos në shkollë dhe në punë do të jetë i pranishëm deri në fundvit. Megjithatë, sfera e dashurisë, nuk kishte rezervuar më të mirat e mundshme për 2017!

Binjakët (21 maj-21 qershor) – Keni qenë “të përkëdhelurit” e horoskopit përgjatë këtij viti, sidomos në dashuri dhe romancë. Financat nuk ju kanë favorizuar dhe kështu do të jetë derisa 2018 të trokasë!

Gaforrja (21 qershor-22 korrik)-Vendime të mëdha dhe situata të trazuara kanë qenë pjesë e këtij viti. Ndoshta, gjërat nga e kaluara do të ndryshojnë dhe viti i ri astrologjik, do të rezervojë plot të reja për jetën tuaj në vazhdim.

Luani (23 korrik-22 gusht)-Kjo periudhë është ajo që do të nxisë të reja dhe zhvillime në fusha të ndryshme të jetës, sidomos në karrierë. Një 2017 premtuese, deri në fund!

Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)-Shijoni suksesin e këtij viti dhe mos u shqetësoni për pjesën tjetër të mbetur! Ja dolët me sukse, ndaj ngrini një dolli për çdo arritje!

Peshorja (23 shtator-22 tetor)-Ka qenë gjithçka në favorin tuaj. Ky vit u ishte i mbarë, pasi u shpërblyet në jetën shoqërore,  karrierë dhe dashuri.

Akrepi (23 tetor-21 nëntor)-Mbetët pezull pas të shkuarës! Mundohuni ta lini pas dhe të rigjeni forcat për të ecur më tej! Shenjës tuaj nuk i mungon ky tipar!

Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)-Ndoshta do të ndiheni të detyruar të bëni zgjidhjet që nuk keni dashur, por do t’ju rezultojnë si të sukseshme! Shumë shpejt do të kuptoni se ka qenë rruga e duhur!

Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)-Këtë vit, ju zbuluat se kush ishin miqtë tuaj të vërtetë. Mund të jeni mërzitur, por kini parasysh diçka: Më mirë cilësi sesa sasi!

Ujori (20 janar-18 shkurt)-Dolët nga kornizat dhe tabutë që i kishit vënë vetes. Ishte viti ku shkëlqyet duke qenë vetëvetja!

Peshqit (19 shkurt-20 mars)-Peshq, ju themi se jeni vendosur para shumë zgjidhjeve dhe kryesisht keni bërë gjërat e duhura! Ky vit ju mundësoi shumë udhëtime dhe patët shumë dinamikë në jetën sentimentale e profesionale.

SHKARKO APP