Për ditëlindje fiton në lotari 750 mijë dollarë

Një qytetar në Kaliforni festoi ditëlindjen e 35-të, në mënyrën më të mirë të mundshme. Heston Hughes nga Los Anxhelos kishte blerë një tiketë të lotarisë prej dhjetë dollarësh. Më vonë doli se kishte fituar 750,000 dollarë. I pyetur se çfarë do të bënte me paratë, ai tha se nuk ka planifikuar asgjë të madhe. “Ndoshta do të investoj në bitcoin, por unë jam i sigurt se do të ha sushi, pasi e pëlqej”, tha fituesi me fat

SHKARKO APP