Për herë të parë në Shqipëri, panairi “Cifti i lumtur”
Benisa Kace është organizatore e panairit “Cifti i lumtur”, i cili zhvillohet në Expocity nga data 16 deri në 19 prill. Në këtë panair veshjet e mbrëmjeve, fustanet e nusërisë, qendrat e bukurisë dhe të stilimit, argjendari dhe aksesorë të ndryshëm, restorantet dhe lokalet e festave, kateringu, tortat dhe ëmbëlsirat, pijet dhe verërat, lulet dhe dekorimi i ambienteve, fotografë dhe kameramanë, DJ dhe orkestra, makinat shoqëruese, arredimi i dhomës së çiftit, prenotime për muajin e mjaltit dhe çdo shërbim tjetër të vlefshëm për ditët e shënuara të jetës do të prezantohet nga kompanitë më prestigjioze që i ofrojnë.