Për kë votoi Majlinda Bregu? Poston dy gishta por…(FOTO)

Edhe ish-deputetja Majlinda Bregu ka votuar sot edhe pse e lënë jashtë listës të kreut Basha. Përmes një postimi në facebook, Bregu shkruan se së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj, sot dhanë tre vota. Vajza e ish-deputetes, gjithashtu si bashkëmoshatarë të saj, votoi për herë të parë.

Fotot ish-deputetja i ka shoqëruar me simbolin e dy gishtave por që ky simbol kohët e fundit ka krijuar një lloj ngatërrese mes PS dhe PD.

Nëse simboli i dy gishtave ka qenë tradicional për PD-në në të shkuarën, tanimë po përdoret edhe nga PS.

 

SHKARKO APP