Për ku kështu o Kozma?
Nga Ylli Dylgjeri
Dje u njohën live më në fund me një bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit. Deklarimi i emrit në Konferencën për shtyp te PD-së ishte tullë: Kozma Jano – quhej bashkëpuntori.
Më kujtoi ky emër një reagim të kreut të PS dikur në Twitter për zëdhënësen e PD Albana Mustafaraj: Për ku kështu moj e Kozmait? – shkruante Ai.
Kjo pyetje bëhej me qesëndi pak ditë para një Kongresit të PS lidhur me një deklaratë të PD.
Po sot a mund ta bëjmë sërisht këtë pyetje?
Për ku kështu o Kozma?
Kjo pyetje sot zë vend më shumë se dje. Dokumenti i “Telefonit” i publikuar në media na e kthen sërisht përgjigjen tullë:
Për në Sigurimin e Shtetit!
Kozmai, i kishte shërbyer dje shtetit se ashtu ishin rregullat e lojës në atë shtet. Sot ndryshon loja. Kemi votuar rregulla të reja. Kandidati për KLP thonë rregullat s’duhet të jetë punëtor, apo bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit.
Çna çan kokë !- mund të më hakërohet dikush.
Dakort. Po të dëgjoj dhe Ty….Po të dëgjoj se jeta në këto vite na mësoi se këtu digjemi jo vetëm nga qulli por dhe nga kosi.
Ditët që vinë do dalin sërisht kandidatura të reja për të zëvendësuar Kozmain. Dhe…po nuk ishin më bashkëputorë, do të jenë bashkëfshatarë.