Për një lëkurë sa më përfekte, Victoria Beckham zbulon sekretin
Kur Victoria Beckham ju tregon këshillat e bukurisë, ju merrni lasin dhe letrën dhe mbani shënime, pasi gjithmonë këshillat e saj janë të vlefshme.
Në një intervistë për “The Edit”, Beckham është betuar se sekretin për një lëkurë të shëndetshme e ka gjetur në kuzhinë.
Sipas Beckham një dermatolog i njohur në LA, Harold Lancer i ka sugjeruar asaj një ushqim që juve ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, se mund t’ju shërbente për problemet e lëkurës.
“Unë kam shumë probleme me lëkurën, dhe ai më ka sugjeruar që të ha salmon çdo ditë. Në fillim e pyeta me çudi; Vërtet? Por pasi e provova një herë dhe më dha rezultat, tashmë mundohem që të paktën në një nga vaktet e ditës të ha salmon”,-ka treguar Victoria.
Në fakt edhe studimet e fundit tregojnë se personat që në dietën e tyre kanë ushqime deti, kanë një fytyrë më të pastër, pa puçrra në krahasim me ata që nuk konsumojnë.
Studime të tjera tregojnë se salmoni, na mbron kundër akneve. Pra vajza tashmë e dini se çfarë duhet të hani për të pasur një fytyrë të pastër si të Victoria Beckham.