Për një parti më afër njerëzve

Nga Zenel Çeliku/Ashtu siç po e vërejmë, Partia Agrare Ambientaliste (PAA) gjatë turit në takime me qytetarët dhe simpatizantët e sajë në të gjithë vendin, po riorganizohet me shumë shpejtësi duke trokitur fuqishëm në tregun politik shqiptar, nga ana tjetër po teston forcën e sajë politike. Gjatë takimeve në shumë qytete të vendit, PAA po pritet shumë mirë, është afër problemeve të qytetarëve, por ajo që duhet theksuar, PAA po thërret me të madhe se hallet dhe problemet e popullit duhet të dëgjohen me shumë kujdes nga pushteti vendor dhe ai qendror dhe me shpejtësi të ndërhyhet për të stabilizuar situatën e mungesës se ujit dhe të dritave. Në një kohë që tre partitë e mëdha në vend po luajnë pinpong me fenomenin “Reforma në Drejtësi”, duke hedhur akuza dhe kundërakuza ndaj njëra-tjetrës, PAA punon, punon dhe vetëm punon që kjo parti të bëhet fjala dhe votë mjaft e rëndësishme në parlamentin e ardhshëm. Lideri i PAA i ndjekur nga Sekretari I Përgjithshëm-Juka dhe Nën/Kryetari-Tafai, krahas takimeve të shumta nëpër rrethe, është koherent edhe ndaj problemeve që shoqëria ka sot. Konkretisht, një ditë më parë, Z. Duka ka takuar qytetarë të Durrësit, nga të cilët ka dëgjuar shumë ankesa për mungesën e madhe të ujit dhe të energjisë elektrike. Agron Duka është deputeti dhe politikani nga më të votuarit në Shqipëri, ai është votuar sa për dy deputetë, e në këto rrethana njerëzit i ankohen duke patur besim se fjala e tij është një apel i fortë për pushtetin lokal të Durrësit, por edhe një këmbanë e fortë për pushtetin qendror, i cili duhet t’i tërheqë veshin Kryetarit të Bashkisë së Durrësit-Vangjush Dakos.

Në këtë takim Duka tha, në një kohë, në pikun e seznit turistik në plazhin e Durrësit, në mënyrë krejt të pa përgjegjshme Bashkia e Durrësit ka hapur punime pikërisht në zonën turistike të plazhit, shumë të vizituar dhe të populluar në këtë sezon. Kjo është e pa falshme, punimet publike nga Bashkia e Durrësit janë absolutisht të gabuara për momentin që po bëhen. Këto punime kanë hapur shumë problem për banorët e plazhin, por në vaçantë këto punime kanë gjeneruar problem serioze për bizneset e plazhit të cilët e shikojnë se dita-ditës po rrezikohen. Shqetësimi i Dukës është, nëse kjo situate do të vazhdojë, bizneset në plazhin e Durrësit janë në prag të falimentimit. Bashkia e Durrësit me urgjencë duhet të marrë masa për të ndrequr situatën e ujit dhe të energjisë elektrike në plazhin e Durrësit. Në këtë kuadër, Duka i bëri thirrje edhe opozitës që t’i kërkojë me këmbëngulje Vangjush Dakos, por edhe qeverisë qendrore, që të ndërpriten punimet për momentin në zonën turistike të plazhit, ose këto punime të bëhen në orët e vona të natës, duke mos sjellë problem për banorët dhe bizneset plazhit. Kështu menjëherë do të stabilizohet situata për ujin dhe energjinë elekrtike të cilat janë jetike për familjet dhe bizneset në plazhin e Durrësit-ka përfunduar lideri i PAA Agron Duka. Prania e Dukës pranë halleve dhe problemeve që ka sot shoqëria, e ka bërë atë, si fëmijët që shikojnë shpëtimin dhe shpresën tek prindërit e tyre. K

jo është për t’a përshëndetur portretin e Dukës, sigurisht duke e pare atë dhe partinë e tijë-PAA, afër halleve të popullit, në keno rrethana realisht Duka vlerësohet edhe më kredibel, kështu ai bëhet akoma edhe më i dashur për popullin durrsak. Por vallë, a është mjaftueshëm që vetëm një deputet i Durrësit të ngrejë problemet që kanë njerëzit? Sigurisht jo, do të ishte edhe në nderin e deputetëve të PS & PS & LSI për Durrësin, që të ngrenë çdo problem që ka qyteti ku ata janë votuar për t’i përfaqësuar, deputetët e çdo force politike, nuk duhet të presin kohën dhe fushatën e zgjedhjeve, ku fillojnë të premtojnë e të gënjejnë pa limit se vota e tyre do të jetë një avokat i fortë për ata-gjë kjo që nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Deputetët e Durrësit pa dallime partiake, se bashku duhet të mbrojnë të drejtat më minimale të njeriut,për ujë dhe drita. Sot në shekullin 21 është turp I madh të diskutohet uji dhe dritat, ndaj apeli I Dukës duhet të dëgjohet me shumë vëmendje nga pushteti lokal dhe ai qendror, sepse nesër do të jetë shumë vonë për ata. Ndërsa për deputetin Duka, pasiviteti i kolegëve të tij, do të jetë më shumë kredite dhe më shumë besim për PAA dhe për atë personalisht. Le të besojmë se kambana Duka, shumë shpejt do të bëjë që problemet e plazhit të Durrësit të stabilizohen dhe nuk do të ketë më probleme.

SHKARKO APP