Përdorimi i bonove të privatizimit shtyhet deri ne fund të 2016
Qytetarët mund të përdorin bonot e privatizimit deri në fund të vitit 2016. Qeveria ndryshoi në mbledhjen e të mërkurës ligjin “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit.
Sipas nenit 3 të këtij p/ligjit të propozuar nga qeveria, afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2016.
Me to mund të bëhesh pjesë e ankandeve në proceset e privatizimit (godina shtetërore, oborret, toka, deri edhe në investime strategjike.
Kjo është e disata herë që qeveria miraton shtyrjen e afatit të përdorimit të tyre.