Përdorimi i tepruar i mediave sociale çon në probleme të rënda të shëndetit mendor
Adoleshentët që përdorin faqet e mediave sociale për dy ose më shumë orë në ditë, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga shëndet i dobët mendor, shqetësimet psikologjike dhe deri në mendime për vetëvrasje.
Ky konstatim vjen nga një studim i realizuar nga “Shëndeti Publik” në Otava, i pasqyruar në “The Huffington Post”.
Sipas studimit, shumica e njerëzve nuk mund ta imagjinojnë jetën pa Facebook, Instagram apo Tëitter. Gati një në katër adoleshentë qëndrojnë pothuajse gjatë gjithë kohës në internet, duke e dominuar gjithë kohën e tyre nga mediat sociale.
media socile 2Studimi paralajmëron se përdorimi pa limit i mediave sociale mund të përbëjë një taksë mbi psikologjinë e mirëqenien e një personi. Për të kryer studimin, studiuesit analizuan të dhënat nga 750 nxënës në klasën e 7. Nxënësit u pyetën në lidhje me shprehitë e mediave sociale, shëndetin e tyre mendor dhe mirëqenien psikologjike.
Nga studentët e pyetur , 25 për qind u shprehën se kalonin të paktën dy orë në ditë në faqet e rrjeteve sociale si Tëitter, Instagram dhe Facebook.
media sociale 3Studiuesit zbuluan se këta përdorues të rrjeteve sociale kishin më shumë gjasa të raportonin shëndet të dobët mendor, shqetësime psikologjike (simptomat e ankthit dhe depresionit), mendime vetëvrasjeje dhe nevojat e paplotësuara të shëndetit mendor.
“Kjo mund të tregoje se adoleshentët me probleme të shëndetit mendor kërkojnë zgjidhje përmes ndërveprimit në media sociale, kur ata ndihen të izoluar dhe të vetmuar”, ka thënë Dr. Hugues Sampasa-Kanyinga, autori kryesor i studimit
media sociale 4“Ne shohim faqet e rrjeteve sociale, të cilat mund të jetë një problem për të rinjtë” tha Dr Brenda K. Wiederhold, i Institutit të Medias Interaktive në San Diego, në një deklaratë ku ka reaguar ndaj zbulimeve të studimit. “
Adoleshentët janë mjaft të rrezikuar nga mediat sociale e duhen platform të tëra të cilat promovojnë e mbështesin shëndetin e tyre.”-shtoi ai.
Hulumtuesit e Shëndetit Publik sugjerojnë gjithashtu se prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për përdorimin e tepruar të mediave sociale nga fëmijët e tyre e të marrin masa për këtë fakt./ATA