Përfaqësuesi i PPE: Besimplotë progamin e Bashës, PD del fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Përfaqësuesi i Partive Popullore Europiane, Alojz Peterle i pranishëm në tubimin madhështor të PD-së të organizuar në Tiranë ka përshëndetur demokratët dhe opozitarët për fushatën elektorale dhe është shprehur besimplotë se PD-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Unë jam këtu sepse ne besojmë tek e ardhmja europiane dhe demokratike për Shqipërinë. Jam i nderuar sot të jem këtu mes jush dhe në emër të presidentit të PPE-së Joseph Dol, i cili kërkon që të dielën ne të fitojmë së bashku”, tha përfaqësuesi i PPE-së.

“Ne jemi krenar që PD e udhëhequr nga kryetari Basha është anëtare e familjes më të madhe në Europë dhe ne ndajmë të njëjta vlera për Shqipërinë.

Duhet të jeni krenar që keni mes jush dhe në partinë tuaj individë me vizion për zhvillimin e ekonomisë dhe të programit tuaj, ndihuni krenar me ta. Tra dini se ata janë tejet të angazhuar për një të ardhme më të sigurtë për një ekonomi më të sigurtë, për të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Ne jemi krenar që ndajmë tek PPE-së së bashku me PD-në vlerat e demokracisë dhe të drejtësisë.

Është meritë që nën drejtimin e kryetarit Basha që shoh kaq shumë të rinj që duan të ndërtojnë vendin e tyre duan të mos largohet nga Shqipëria.

Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë të rinj në një miting demokrat, urime për rininë tuaj.

Unë nuhas fitore të dielën unë shohë energjinë tuaj, fitore. Koha për kryeministrin Basha, koha për një Republikë të Re Faleminderit”, u shpreh ai në fjalën e tij.

SHKARKO APP