Përfaqësuesja e Qeverisë kundërshton Veliajn në GJK: Ishte në dijeni të shkarkimit
Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave ka parashtruar argumentet në lidhje me vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës. Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesja Irma Qosja tha se mjafton vetëm fakti i mungesës për afatin 3 muaj në detyrë për të shkuar te shkarkimi.
“Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak.
Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij.
Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

