Përfitimet shëndetësore që kemi nga konsumimi i bajameve

Bajamet njihen për cilësinë e lartë të proteinave, fibrave dhe yndyrës që përmbajnë por rëndësi të veçantë ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol, sipas Health.com.

Ato janë burim i Vitamines E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë, magnez, kalcium dhe kalium.

Ndryshe nga bajamet e ëmbla ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës ku mund t’i gjeni në formë vaji apo parfumesh. Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj.

Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrënia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet përzierja me fruta të freskëta (në sallatë). Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë.

Sipas studimeve në qoftë se konsumoni rreth 10-15 kokrra në ditë ulet kolesteroli me 14%. Bajamet mund të jenë tepër efektive edhe në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzjerë me ujë, freskon lëkurën, ndalon kruarjet.

SHKARKO APP