Përfshirja në fushatë, MAS verifikon rastet: Ndëshkim punonjësve që shkelin ligjin

Në një kohë kur fushata zgjedhore sapo ka nisur, Ministria e Arsimit dhe Sportit u ka tërhequr vëmendjen drejtuesve dhe punonjëseve të këtij institucioni.

Deklarata e MAS:
Në kushtet kur fushata zgjedhore ka filluar, sjellim në vëmendjen tuaj detyrimet ligjore
dhe ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përcaktuar
qartazi detyrimet ligjore të personave me funksione publike gjatë fushatës zgjedhore.
Mbi bazën e informacioneve, Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke bërë verifikimet
për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të
sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me
përcaktimet ligjore, si më poshtë:
 Drejtore e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd znj. Bardha Qatja
 Punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë z. Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën
elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e
Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke
 Drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë z. Shkëlqim Imera
 Drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë znj. Eglantina Zeqo
Përsa më sipër, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e kujtdo, që synon të kryejë veprime
të tilla të kundërligjshme, në kundërshtim të hapur të akteve ligjore në fuqi, se ngjarje të
tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe
juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse.
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit
mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se
shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit
parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore,
duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.

 

SHKARKO APP