Përfshirja në fushatë, Ministria e Financave: Po monitorojmë dogana e tatime

Ministria e Financave po monitoron  intensivisht  Degët Doganore, Drejtoritë Rajonale të Tatimeve si dhe institucionet e tjera të varësisë.

Përmes një deklarate për mediat, MF bën me dije se grupet e punës të ngritura për këtë qëllim janë fokusuar sot në inspektimin e degëve doganore në jug të Shqipërisë, më konkretisht në degët doganore të Kakavijës, Qafë Botës si dhe doganës së Sarandës.

 “Ato po të kontrollojnë nga afër zbatimin e detyrava funksionale nga punonjësit e doganave kufitare si dhe respektimin e rregullave që vendos VKM nr. 473, dt. 01.06.2017 per “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo perdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.  

Ministria e Financave inkurajon punonjësit e administratës fiskale që të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, Ministria e Financave u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake apo në veprime të tjera me karakter korruptiv.

“Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545.(Whatsapp, Viber)”.

SHKARKO APP