Përfundon greva më e gjatë e urisë në botë

Me një lugë mjaltë në pëllëmbën e saj të dorës, aktivistja e drejtave të njeriut, Irom Sharmila i ka dhënë fund këtë të martë grevës së saj 16-vjeçare të urisë, më e gjata në botë.

Sharmilla, e njohur ndryshe si “Zonja e hekurt e Manipurit”, në fillim buzëqeshi, e më pas rënkoi pasi hëngri mjaltin përpara gazetarëve në shtetin verior të Indisë, më në fund e lirë nga tubi hundor që qeveria kishte përdorur për ta ushqyer me forcë për më shumë se një dekadë.

“Nuk do e harroj kurrë këtë moment”, tha ajo.

E nominuara në vitin 2005 për çmimin Nobel e nisi grevën në vitin 2000 pasi 10 civilë u vranë nga ushtria indiane në Manipur. Ajo protestoi për Aktin e Fuqive Speciale të Forcave të Armatosura të Indisë (AFSPA), që i jep fuqi zaptuese ushtrisë për të kërkuar prona, të ndalojë të dyshuar pa urdhër dhe madje të qëllojë në fushëpamje.

Por më në fund ajo u “zbut” duke thënë se do të fokusohet në drejtimin e zyrës politike për të sjellë ndryshim.

“Jam mishërimi i vërtetë i revolucionit dhe dua të jem ministre përgjegjëse e Manipur. Gjëja më e rëndësishme që do të bëj është heqja e këtyre ligjeve mizore”, tha ajo për gazetarët në qytetin e Imphal.

SHKARKO APP