Përfundon ndërtimi i 3 rrugëve që lidhin Shkozën me Porcelanin
Brenda 6 muajve, bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës, Rr. “Disha”, Rr. “Thoma Nasi” dhe Rr. “Fransua Pukvil”, të cilat lidhin Njësinë 3 me Njësinë 1, duke ofruar një rrjet tërësisht të ri kanalizimesh dhe standarde më të mira për banorët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Elona Gjebrea, inspektuan punimet dhe vlerësuan realizimin e këtij projekti për urbanizimin e një prej zonave më informale të kryeqytetit, që i vjen në ndihmë mijëra familjeve të ardhura kryesisht pas viteve ’90.
Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, në të dy anët e rrugës janë ndërtuar mure dekorativë, si dhe është vendosur sistemi i ndriçimit.