Përfundon një histori tjetër dashurie turke, ‘Ipek’ lë ‘Oguzin’ për një piktor
Merve Çagiran është aktorja turke e cila ka tërhequr vëmendjen e publikuar shqiptar në rolin e ‘Ipekut’ në serialin “Rrahje zemre”.
Në serial ajo ishte e martuar me doktorin ‘Oguz’ me të cilin përjetoi një histori dashurie edhe ne realitet.
Mediat turke raportojnë se çifti është ndarë dhe shkak është bërë i dashuri i ri i Merve, i cili është me profesion piktor.
Së fundmi atë janë fotografuar në premierën e filmit në të cilin ‘Ipek’ është protagoniste, “Arada’, teksa janë të kapur përdore.
Por kur aktorja vuri re praninë e gazetarëve largoi dorën për të mos rënë në sy, ndërsa i dashuri Tamer Nakisiçi, tregoi se nuk e kishte problem duke i mbajtur dorën e kapur. /revistawho