Përgjimet, Berluskoni: Të dhashë 160 mijë euro. Vajza: Po tall b…

Në Itali vazhdon procesi i famshëm “Ruby” ndaj ishkryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Një përgjim i fundit, tregon sa para paguante ai për orgjitë e tij. Berluskoni në këtë bisedë flet me Barbara Guerran, të cilës i thotë se i ka dhënë 160 mijë euro. Por, kjo e fundit thotë se nuk ka marrë asnjë para, pasi ato kanë shkuar për mobilimin e shtëpisë.

Përgjimi

Barbara Guerra: Silvio, jam Barbara. Jam e lodhur të tallin b…..me mua. Më fal për termin e përdorur, por jam vërtet e lodhur.

Berluskoni mbrohet: Pagova 160 mijë euro dje për mobilimin e shtëpisë.

Barbara Guerra: Dëgjo Silvio, ajo nuk është shtëpia ime. Jam në mes të katër rrugëve akoma. Pas katër viteve muti. Jemi duke bërë shaka? Mjaft!

Berluskoni: Si po bëjmë shaka?

Barbara Guerra: Mjaft talle b……, jam e lodhur.

Berluskoni: Shiko se unë nuk po kuptoj asgjë.

Barbara Guerra: Jo, e kupton shumë mirë në fakt.

Berluskoni: Atëherë çfarë duhet të bëjë?

Ndërhyn një person tjetër, Sorcinelli: Mund të bëjmë një transfertë (parash).

Berluskoni: Në rregull, bëjmë transfertën dhe s’kemi pse shihem në Arcore.

SHKARKO APP