“Përgjimi” në Facebook mund t’ju çojë në depresion

Përdorimi i Facebook-ut vetëm për t’i hedhur një sy lajmeve të fundit apo profilit të njerëzve të tjerë mund t’ju bëjë të ndjeheni ziliqarë dhe të depresuar, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit morën në studim efektin që ka tek përdoruesit, pasiviteti dhe të qenit aktiv në Facebook.Ata bënë dy studime: njëri kishte të bënte me shkaqet dhe efektet e përdorimit të Facebook, ndërsa tjetri se si përdorimi i Facebook minon mirqënien emocionale në jetën er përditshme me kalimin e kohës.Në përfundim të të dy studimeve, doli se përdorimi në mënyrë pasive i Facebook, dhe ‘përgjimi’ në një farë mënyre it ë tjerëve, rrit ndjenjën e zilisë.

Është e vërtetë që njerëzit e shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës pasivisht në Facebook, në vend që të jenë aktivë gjithë kohës – duke postuar statuse të reja, duke komentuar në postimet e të tjerëve, duke çatuar e duke hedhur foto.“Këto rezultate na ndihmojnë të kuptojmë se si përdorimi i Facebook ndikon në mënyrën se si ndjehen njerëzit,” tha Ethan Kross, profesor psikologjie në Universitetin e Miçiganit dhe autor i studimit.Studimi i parë përfshiu 80 studentë. Atyre iu kërkua të përdornin Facebook-un në mënyrë aktive ose pasive për 10 minuta në një mjedis të kontrolluar laboratori.Kur studentët e përdornin facebook-un pasivisht, ata ndjeheshin keq në fund të ditës. Por nuk ndodhi e njëjta gjë me studentët që e përdorën facebook-un në mënyrë aktive.

Nga studimi i dytë u arrit në përfundimin se përdoruesit pasivë të Facebook shfaqnin ndjenja zilie për kohën e mirë që përdoruesit aktivë përdornin në facebook.Sa më shumë të jemi në kontakt me njerëzit e tjerë dhe të bisedojmë me ta, qoftë në çat, mesazhe apo komente, na rrit humorin.

“Të qenit një “përgjues” i Facebook nuk do tan ë bëjë të ndjehemi më mirë,” thotë Ethan Kross në studimin e publikuar në Journal of Experimental Psychology.

SHKARKO APP