Perimet nga planeti Mars janë të sigurta për t’u ngrenë, thonë shkencëtarët

Prodhimet e katër perimeve dhe drithërave të kultivuara në tokë të ngjashme me atë të planetit Mars, janë të sigurta për t’u ngrenë, thonë shkencëtarët holandezë.

The Guardian njofton se rrepkat, bizelet, thekri dhe domatet të kultivuara në baltë të përzier me dhe për ta kopjuar dheun e planetit të kuq, nuk përmbajnë nivele të rrezikshme të metaleve të rënda, sipas ekipit të Universitetit Wageningen në Holandë, transmeton Gazeta Express.

“Këto rezultate të jashtëzakonshme janë premtuese,” kështu ka thënë ekologu Wieger Wamelink.

“Në fakt mund t’i hamë rrepkat, bizelet, thekrin dhe domatet, dhe jam shumë kureshtar të di se çfarë shije kanë,” tha ai.

SHKARKO APP