Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës” në Librazhd, dëmtohet edhe Bypass-i provizor

Është përkeqësuar situata rrugore në aksin Librazhd – Prrenjas, në segmentin “Arrat e Gurrës”.

Ura në këtë aks ka degraduar më shumë dhe është bërë përfundimisht e papërdorshme. Vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha se dje se ura duhet të shembet.

Rrëshqitja e tokës ka dëmtuar edhe bypassin provizor që pritej të hapej ditën e sotme. Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor. Janë hequr edhe makinat e firmës pasi ekziston frika e fundosjes së mëtejshme. Mësohet se është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juglindja e vendit mbetet plotësisht e izoluar nga Tirana.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?