‘Përmbysja e Ministrive’, kush janë 4952 punonjësit që rrezikojnë vendet e punës në çdo dikaster
Shpallja e platformës për ristrukturimin e organeve të pushtetit qendror pritet të reflektohet me pasiguri dhe turbullirë në zyrat e shtetit shqiptar. Zbatimi i dokumentit, i cili parashikon shkrirjen dhe transformimin në drejtori të 8 ministrive të rëndësishme, përpos të tjerave, rrezikon vendet e punës së 4952 punonjësve, raporton “Shqiptarja.com”.
Reforma radikale në strukturat qeveritare, e cila do të zbatohet në ditët dhe javët e para të qeverisë ‘Rama 2’, konsiston në krijimin e një administrate të vogël, eficente dhe profesionale, sipas motos (më shumë dhe më mirë me më pak).
Me shkrirjen e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, e cila do të funksionojë si një drejtori e posaçme brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, rrezikojnë vendin e punës 433 punonjës. Sado e rëndësishme të jetë drejtoria e infrastrukturës brenda Ministrisë së Energjisë, vetëm një numër i vogël punonjësish të Ministrisë së Transporteve do të mund të ruajnë pozicionet e tyre të punës. Me zbatimin e platformës, në pikëpyetje mbetet edhe fati i 3042 punonjësve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Kjo ministri, sipas dokumentit, shkrihet si nocion, ndërsa kompetencat e saj shpërndahen në tre ministri të ndryshme, konkretisht Kujdesi Social në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Rinia kalon në varësi të Ministrisë së Arsimit, ndërsa Puna në varësi të Financave. Sipas dokumentit, funksionet e Ministrisë së Integrimit Evropian do të mbulohen nga Ministria e Jashtme, me anë të një drejtorie.
Kjo lëvizje rrezikon pozicionet e 113 punonjësve të Ministrisë së Integrimit. Platforma për riorganizimin e institucioneve parashikon kalimin e Ministrisë së Ekonomisë si pjesë e
Ministrisë e Financave. Ky kalim do të sjellë një sfumim të Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka 588 punonjës. Edhe Ministria e Zhvillimit Urban do të shkrihet si degë e rëndësishme e qeverisej, duk rrezikuar 535 punonjës.
Për mbulimin e funksioneve të kësaj ministrie do të krijohet Fondi i Strehimit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate.
Lëvizjet e tjera
Reforma parashikon shkrirjen e Ministrisë së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Kjo ministri, duke përfshirë organet në varësi të saj, ka 227 punonjës, shumica e të cilëve, sipas gjasave, nuk do të jenë pjesë e administratës së re. Si drejtori më vetë do të mbetet vetëm Departamenti i Administratës Publike, me 58 punonjës.
Ndërkaq, reformës nuk do t’i shpëtojë as Ministria e Shteti për Çështjet Vendore, e cila do të shndërrohet në inspektorat. Platforma parashikon edhe zhbërjen e Ministrisë së Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila ka një numër modest punonjësish. Reforma parashikon edhe shkrirjen e 14 drejtorive dhe inspektorateve, duke shkruar edhe disa qindra vende të tjera pune.
Dokumenti për riorganizimin e institucioneve është bazuar në analizën e rreth 500 institucioneve dhe agjencive, në plotësimin e disa formularëve TIP nga 341 institucione dhe agjenci, në rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë si dhe në analizën e modeleve të strukturave qeveritare të shteteve të ndryshme.
Punonjësit që rrezikojnë vendin e punës sipas ministrive
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, 433 punonjës
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 3042 punonjës
Ministria e Integrimit Evropian, 113 punonjës
Ministria e Ekonomisë, 588 punonjës.
Ministria e Zhvillimit Urban, 535 punonjës
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, 227 punonjës
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore, 14 punonjës
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin…
Drejtoritë që shkrihen
Drejtoritë e bujqësisë në të gjithë vendin
Inspektorati i Ujërave
Agjencitë e ujit dhe baseneve i kalojnë sekretariatit të ujërave
Qendra Kombëtar e Edukimit në Vazhdim
Qendra Kombëtare Biomjekësore
Agjencia e Inventarizimit të Pronave
Drejtoria e rezervave materiale dhe emergjencave civile
Institutit i Zhvillimit të Arsimit
Inspektorati i Arsimit
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve
Inspektorati i Ujërave
3 parimet e ndjekura
Duke grupuar nën të njëjtën ombrellë, institucionet që ndodhen brenda të njëjtës fushë përgjegjësie, apo sektori, duke thjeshtuar komunikimin, optimizuar burimet profesionale dhe shkurtuar burimet mbështetëse (më shumë dhe më mirë me më pak).
Duke bashkuar institucione që kanë funksione të njëjta, apo të ngjashme.
Dekoncentrimi i institucioneve mbi bazën e 4 rajone vetëzhvillimit, në koherencë me qasjen rajonale zhvillimore dhe organizimi i tyre në përputhje me reformën territoriale administrative.