Përmbytet edhe qelia e Erion Veliajt në Durrës

Shirat e shumta kanë pushtuar Durrësin, duke i bërë të pakalueshme shumë rrugë e zona në qytet. Mësohet se uji ka hyrë edhe në dhomat e pasraburgimit të Durrësit, ku ndodhet edhe Erion Veliaj.

Prefekti Emiljan Jani ka deklaruar se janë përmbytur 8 qeli, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin. Ndërkohë 2 zjarrfikëse po mbërrijnë nga Tirana për të ndihmuar në vënien e situatës nën kontroll.

“Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimine ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 10-15 centimetra në katin e parë, ndërsa të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në katin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë shirat vazhdojnë e niveli i ujit sa vjen e rritet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?