Përmbytjet në jug, dëmet në bujqësi dhe blegtori 39 milionë dollarë

Përmbytjet në jug të vendit kanë shkaktuar 39 milion dollarë dëme vetëm në bujqësi dhe blegtori.

Zv.Ministri i Bujqësisë, Jani Babi, ka specifikuar dëmin që sollën vërshimet e ujrave në jug të vendit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ngriti shqetësimin e ndikimit të përmbytjeve në ekonomi, por zv.Ministri i Bujqësisë tha se po punohet që të rikuperohen dëmet, në mënyrë që ndikimet të jenë sa më të vogla.

Fieri dhe Vlora u përfshinë nga përmbytjet në fillim të muajit shkurt si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati prej reshjeve të dendura të shiut.

SHKARKO APP