Përmbytjet në Lezhë dhe Kurbin, ministri Salla: Qeveria në ndihmë të banorëve
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla zhvilloi këtë të enjte një takim me Shtabin e Emergjencave Civile, ku u analizua situata e krijuar nga përmbytjet, kryesisht në bashkitë Lezhë dhe Kurbin. Gjatë mbledhjes ishin të pranishme strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave. Salla tha se situata është nën kontroll, ndërsa theksoi se qeveria do të ofrojë mbështetje për banorët e prekur nga përmbytjet. Sipas tij, strukturat përkatëse vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.
KOHA JONË SONDAZH

