Përmbytjet në vend, BE në Shqipëri: Po ndajmë informacion dhe pamje satelitore me autoritetet

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka njoftuar se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona. Përmes një postimi në rrjetet sociale, thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Njoftimi i plotë

Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?