Përparim Spahiu: Dibra dhe Mati nuk mund të ushqehen më me pemën pa kokrra të Lulzimit
Kandidati për deputet i LSI-së në Dibër, Përparim Spahiu ka ironizuar sot qëndrimet e kreut të PD-së Lulzim Basha. Në vizitën e sotmë në këtë qark, Basha foli për investime dhe sulmoi partitë e tjera. Deputeti i LSI-së shprehet se Lulzim Basha më shpejt iku se erdhi në Dibër.
Ai shton se dibranët nuk mund të besojnë gënjeshtrat e Lulzim Bashës.
“E vizitoi dhe Lulzimi Dibrën, më shpejt iku se erdhi! Dibra dhe Mati nuk mund të ushqehen më me pemën pa kokrra të Lulzimit e as me kokrrat pa lule të Atij!”,- shprehet Spahiu në një status në Facebook.