Përpiqet të bëjë selfie, gruaja shkatërron veprat e artit me vlerë 200.000 dollarë

Një turiste po bënte një seflie brenda një galerie në Los Angeles por diçka e tmerrshme ka ndodhur.

Ajo ka shkatërruar disa vepra arti me vlerë më shumë se 200.000 dollarë në ekspozitën e artistit të njohur Simon Birch në The 14th Factory.

Në pamje shikohet turistja në fillim të tavolinave ku ishin vendosur dhe veprat e aritit. Më pas ajo përkulet për të bërë fotografi dhe mbështetet në një nga stukturat e cila rrëzohet duke shkatuar një efekt domino. Struktura e parë ka bërë që të rrëzohen të gjitha strukturat e tjera njëra pas tjetrës, ku ishin vendosur veprat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e publikuar në YouTube nga një mik i artistit britanik Birch dhe shkruan: “Kjo ndodhi në ekspozitën e artit të Simon Birch në Los Angeles. Ajo aksidentalisht rrëzon njërën nga ata dhe pjesa tjetër është histori…Vepra arti të shkatërruara me vlerë 200.000 dollarë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?