Përplasen dy makina, ajo që ndodh më pas është qesharake (VIDEO)

Nëse dëgjoni për një aksident me makinë, ju nuk do të habiteni pasi ngjarje të tilla ndodhin vazhdimisht. Por nëse shihni se nga një makinë e vogël tip “Honda Civic” dalin plot 9 persona, atëherë po që do të çuditeshit.

Në këtë video do të shihni sesi makina tip “Honda” përplaset me një tjetër mjet “Audi”. Menjëherë pas përplasjes nga automjeti “Honda” dalin 9 persona të cilët vrapojnë menjëherë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Britanikja “Metro” shkruan se pasagjerët dalin më shpejt se minjtë që kërcejnë nga një anije që po fundoset. Menjëherë videoja është bërë virale në internet, ndërsa incidenti ndodhi në zonën Belgrave të Britanisë të premten rreth orës 19:20 minuta.

Ikja masive habiti drejtuesin e mjetit tip “Audi”. Ende nuk dihet pse burrat largohen me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cgLwzLDYi0s” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP