Përplasje mes Ballës dhe Bardhit në Kuvend për imunitetin e Ballukut

Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u përfshinë në një debat për imunitetin e Belinda Ballukut. PD kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2-javor për të përgatitur raportin e tyre, i cili pritet të hidhet në votim në seancën e 12 marsit.

Bardhi: O ushtar i Suelit!

“I vetmi që s’ke asnjë lidhje je ti, as me besimin as me vlera të tjera morale dhe familjare. Mungesa e vlerave morale dhe familjare janë të rëndësishme për t’u konsideruar për çdo person. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Në përmbledhjen e Këshillit të Mandateve e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e kuvendit këtë akt procedural. Në këshillin e Mandateve ka pasur 2 mendime dhe 2 qëndrime. Këshilli brenda 2 javëve harton raportet. Jemi brenda kohës, në këtë grup parlamentar nuk i merr vendimet kryetari i grupit, apo kryetari i kuvendit, apo kryetari i komisionit të ligjeve, por vendimet merren kolegjiale. Në datë 23 shkurt, kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë, do të respektohet afati 2-javor. Afati 2-javor është para datës së përfundimit të shqyrtimit, që është 17 marsi. Sapo të jetë gati, në seancën më të parë, që është 12 marsi, do jenë gati 2 raportet”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?