Përplasje të ashpra para Kuvendit, protestuesit hedhin gurë ndaj Policisë
Vijojnë tensionet para Kuvendit të Shqipërisë, ku është zhvendosur protesta e opozitës pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, para Kryeministrisë. Situata në zonë ka përshkallëzuar, ndërsa një prej protestuesve është filmuar duke hedhur pllaka nga trotuari drejt efektivëve të policisë.
Forcat e rendit kanë reaguar me gaz lotsjellës, i cili ka përhapur tym në një perimetër të gjerë, duke vështirësuar punën e mediave dhe lëvizjen e qytetarëve në zonë.
Përhapja e tymit ka krijuar një situatë kaotike, ndërsa autoritetet e sigurisë vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet dhe të ndërhyjnë për të ruajtur rendin.
KOHA JONË SONDAZH

