Përplasje të Ministria e Drejtësisë, ministri teknik i mbyll derën sekretares së Përgjithshme
Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambiente te Ministrisë së Drejtësisë.
Ka qenë vetë ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, i cili ka tentuar të pengojë të hyjë në zyrën e saj, sekretaren e Përgjithshme të kësaj ministre, Juliana Hoxhaj.
Bardhi i ka komunikuar pezullimin nga detyra Hoxhës, duke i kërkuar që të rikthehet në detyrë vetëm pas datës 26 qershor.
Mësohet se Ministria e Drejtësisë ka njoftuar uniformat blu për nxjerrjen jashtë të Hoxhës.
Ndërkohë është pezulluar nga detyra i gjithë stafi i Ministrisë që ka lejuar futjen në ambientet e Ministrisë të Juliana Hoxhës, mëson Report TV.
Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore.
Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij.
Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për sekretaren e Përgjithshme. TEMA