Përse autikët nuk i shikojnë të tjerët në sy

Autikët në përgjithësi e shmangin shikimin sy më sy. Shpesh njerëzit e tjerë mendojnë se janë të turpshëm ose indiferentë apo se kjo është një shenjë ngathtësie. Por tani studiuesit kanë përdorur skanimet e trurit të pacientëve autikë dhe kanë vënë re se kontakti me sy është stresues dhe i pakëndshëm për ta. Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm Masaçusets në SHBA zbuluan se kontakti me sy e mbingarkon trurin e një autiku.

Dr. Nouchine Hadjikhani, autor i studimit, tha se “rezultatet treguan se në kundërshtim me atë që është menduar, mungesa e dukshme e interesit ndërpersonal në mesin e njerëzve me autizëm nuk vjen për shkak të mungesës së shqetësimit”.

Është e natyrshme që njerëzit që nga lindja të kenë kontakt sy më sy. Kjo aktivizon sistemin subkortikal të trurit, ndërsa tek autikët, ky rajon është tepër i ndjeshëm ndaj efekteve të shikimit të drejtpërdrejtë dhe shprehjes emocionale.

Dr. Hadjikhani dhe kolegët e tij panë dallimet te njerëzit me autizëm dhe te pjesëmarrësit e tjerë kur ata shiheshin përballë apo lirisht ose kur ishin të detyruar të shihnin sytë.

Autikët kanë pasur rezultate të ngjashme si te njerëzit jo autikë, ndërsa janë lejuar të shikojnë lirisht në fytyrë, por kur u udhëzuan të përqendroheshin në sy, skanimet e trurit treguan se truri i autikëve u aktivizua në një shkallë më të madhe.

Kjo u vërtetua lehtësisht ndërsa shiheshin fytyrat e tyre me pamje të tmerruara, edhe pse e njëjta pamje u vu re kur shikonin fytyra të lumtura, të zemëruara dhe neutrale.

Studiuesit thonë se kërkimet e tyre, të cilat janë botuar në revistën shkencore “Raportet shkencore”, mbështesin idenë se ekziston një mungesë ekuilibri midis rrjetit ‘nxitës’ të trurit, i cili reagon ndaj stimulimit dhe rrjetit frenues, i cili e qetëson atë.

Mos e detyroni të ketë kontakt sy më sy

Dr. Hadjikhani pohon: “Studimet tregojnë se detyrimi i fëmijëve me autizëm për të parë sytë e dikujt në terapinë e sjelljes mund të krijojë shumë ankth për ta”.

“Një reagim i ngadalshëm për të pasur një kontakt sy më sy, mund t’i ndihmojë ata ta kapërcejnë këtë sjellje të tepruar dhe të jenë në gjendje ta trajtojnë kontaktin në sy në një afat më të gjatë, duke shmangur këto efekte që kjo shmangie syri ka në zhvillimin e trurit të tyre.”

A shkaktohet autizmi nga një virozë në shtatzëni?

Të kesh temperaturë gjatë shtatzënisë mund ta rrisë rrezikun që fëmija të ketë autizëm. Këto janë kërkimet e publikuara së fundmi.

SHKARKO APP