Përse duhet të pini ujë të kripur?

Përparësitë e ujit me limon apo me uthull të mollës janë të njohura.

Në vend të këtyre lëngjeve gjithnjë e më tepër njerëzit po i kthehen ujit të kripur.

Shpesh dëgjojmë se si kripa e përdorur me sasi të tepruar është e keqe për shëndetin tonë, por rrallë flitet për përparësitë e saj dhe ndikimin pozitiv në organizëm.

Më saktësisht, kombinimi i kripës së pastër të detit dhe ujit si pjesë e ushqimit të rregullt mund të rigjenerojë organizmin tonë.

Përzieni 3 dcl ujë me një lugë të vogël kripë dhe pini gjatë mëngjesit apo gjatë ditës, dhe në vazhdim lexoni se cilat janë përparësitë që sjell.

Hidratimi i duhur

Kripa e ndihmon trupin që të absorbojë ujin dhe të mbajë bilancin e natriumit në organizëm.   Kur të pihet shumë ujë, mund të shkosh deri te mungesa e natriumit e cila sjell hiponatremi (ulje të koncentrimit të natriumit në gjak).

Detoksikifikimi

Uji i kripur përmban minerale të cilat ndihmojnë në detoksifikim natyral të trupit dhe qitjen e toksikeve të dëmshme, dhe gjithashtu ka karakteristika antibakteriale, prandaj i largon bakteret nga organizmi.

Tretja

Kripa aktivizon gjëndrat në gojë të cilat më pas lirojnë proteinën e cila ndihmon në shpërbërjen e ushqimit dhe kështu lehtësojnë procesin e tretjes. Me këtë lëng ndjenja e fryrjes do të jetë vetëm kujtesë.

Gjumi

Për ata që vuajnë nga pagjumësia, uji i njelmët mund të jetë zgjidhja për këto probleme të pakëndshme. Mineralet natyrale në kripë e qetësojnë trupin dhe sistemin nervor dhe e zvogëlojnë nivelin e kortizolit në trup, të ashtuquajturit hormon i stresit i cili shpesh nuk na lë të flemë.

Lëkura

Të gjithë ne dëshirojmë që ta kemi lëkurën e shëndoshë dhe të bukur, ndërsa për këtë na ndihmojnë mineralet të cilat i gjejmë në kripë. Ato i reduktojnë puçrrat, dhe e mbajnë lëkurën të butë dhe të pastër. Shumë njerëz  mund të vërtetojnë se uji i detit ndikon shumë mirë në lëkurë, ndërsa një gotë e ujit të njelmët mund të ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës.

SHKARKO APP