Përse gratë inteligjente kanë vështirësi për të gjetur njeriun e duhur?!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të dilni me një mashkull, që duket interesant e simpatik, dhe të mërziteni që në takimit të parë?

Qetësohu, nuk je e vetmja… Nichi Hodgson, gazetarja shkrimtare e librit “Kuriozitetet e historisë së takimeve’ pohon se burrat nuk ndihen rehat përpara grave të pavarura e në karrierë.

Sot, janë shtuar edhe më shumë gratë që ankohen se nuk po gjejnë mashkullin e duhur.

Janë të shumtë ata që pohojnë se me ndryshimin e kohërave dhe roleve, duke mos qenë më gruaja ajo që duhet të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për gjërat e ‘dorës së dytë’, asnjëri prej palëve nuk di se si ta trajtojë e përballojë ndryshimin e gjeneratës së re.

Stereotipi me të cilin janë mësuar prej qindra vitesh, nuk është çrrënjosur ende nga mendjet e tyre.

Por a ekziston raporti i mirë burrë e grua? Ka ende shpresa, mirëpo përpjekja duhet të jetë më e madhe nga të dy palët, tashmë të modernizuara.

Kjo nuk do të thotë të përshtatesh apo ndryshosh për tjetrin, por ta pranosh atë.

Sikur të provonim të gjitha të bashkëjetonim me gjeneratën e re, duke mos e mbajtur hundën kaq lartë, rezultatet mund të jenë më të mira…

 

 

SHKARKO APP