Përse Ilir Meta mban me “hatër” Lulëzim Bashën? Ku fshihet lepuri?

Fushata është në kulmin e saj. Dhe sulmet janë bërë të forta dhe të ndërsjellta. Mbas sulmeve të para të Ramës, kundër Metës dhe LSI, nuk vonoi as edhe Lulëzim Basha, të jepte pjesën e vet të sulmeve kundër të njëjtës forcë politike, LSI.

Ilir Meta reagoi duke zbritur në fushën e betejës politike, në mënyrë të ashpër dhe të vendosur, kundër akuzave dhe kundër akuzonjëzve, që dukeshin sikur kishin kurdisur një koordinim të përbashkët, për të goditur LSI. Qartësisht të trembur nga rritja e saj numerike, të cilat sondazhet, të gjitha sondazhet e japin qartësisht, dikush me përqindje më të vogël dhe dikush tjetër me përqindje shumë më të mëdha.

Mirëpo bie në sy, se Ilir Meta, është shumë më i “kujdesshëm” ndaj Bashës dhe duket se e mban atë me “hatër”. Mirëpo ku fshihet dhe ku fle lepuri?

Përse Meta, ja njeh Bashës si meritë politike, që ai, nuk qëndron pranë të fortëve dhe nuk frekuenton bosët e drogës dhe oligarkët, gjë që nuk ja kursen Ramës? Kjo nuk është vetëm një nuancë, por duket qartazi një strategji.

Burimet të 360grade.al, janë informuar se kjo nuk është e rastësishme, por është një tendencë e qëllimshme e Metës, sepse ai kërkon qëllimisht të diferencojë PD-në në qëndrimin e vet politik…

Marrë nga “360grade.al”

SHKARKO APP