Përse lodrat prej pellushi janë kaq speciale në Shqipëri

Më 1990-n shumë shqiptarë ndërtuan shtëpitë nga puna e tyre si emigrantë në Europën Qendrore. Lodrat prej pellushi të varura në portat e tyre kanë si qëllim që të shmangin syrin e keq – një mallkim që mund të bëjë fqinji nga zilia.

Ky pellush, Donaldi i shëmtuar, është duke mbrojtur një ndërtesë në ndërtim e sipër.

Një hajmali tradicionale është varur kundër syrit të keq: briri i një dashi dhe një varg hudhrash akoma shihen në disa ndërtesa.

Shqiptarët i quajnë hajmalitë “majmunë”, d.m.th. “majmunët e vegjël”, edhe nëse lodra prej pellushi përfaqëson një krijesë tjetër.

Një kukull mbron një ngastër me perime: rreth një në tetë shtëpi shqiptare mban një lodër të tillë.

Shpesh lodrat janë vjetruar shumë, kjo si pasojë e motit. Mihhail Triboi i vuri re këto në Korçë, Gjirokastër, Sarandë dhe Berat.

Bedri Tahiraj, pronar i një hoteli të vogël në Berat, tha se këto lodra prej pellushi ishin një ogur i mirë për të ndihmuar në nxitjen e biznesit dhe për të tërhequr klientët.

SHKARKO APP