Përse, mos të hedhim baltë edhe mbi Arian Galdinin
Nga Fejzo Subashi/Po e nis kështu me këtë pyetje, përse të mos hedhim baltë edhe mbi Arian Galdinin, e të mbulojmë me llum e dhe çdo shpresë në këtë vend, apo çdo të qytetar të këtij vendi që kërkojë të marri nisma dhe të bëhët pjesë e luftës politike, pa miratimin dhe mbështetjen e të fortëve, apo të krerve të politikës..
Mund të kisha shkruajtur për të, që për nga lindja e deri sot, kur sapo doli në skenën, ku ia kishin zënë pritën, për baltosje, ndaj këtij njeriu të njohur si Arian Galdini (Saliaj).
Në një vend normal të lirë e demokratik, kushdo ka të drejtën, qoftë edhe qytetari më i thjeshtë e sigurisht edhe njerëzit e medias dhe të politikës, të angazhohen në debate kundërshti për ide, pikëpamje apo qëndrime me Galdinin, kjo as që nuk diskutohet dhe nuk ka ndonjë arsye, apo shkak pse ti vij keq askujt e madje as vetë Galdinit.
Por që të përdorësh topat e baltës e shpifjeve mbi një njeri, që ka qenë gjithë jetën publik dhe njeri i librave, auditorëve te Universiteteve dhe mediave, kjo patjetër qe nuk është aspak normale.
Nuk di që Galdini të ketë pasur ndonjë post zyrtar në as edhe një nivel të pushtetit, që të kemi mundësi që ta kontestojmë, apo edhe ti themi Galdinit, se të kemi provuar dhe parë edhe ty. Por Arjan Saliaj (GALDINI) nuk është një soj si ata dhe këta, ndaj dhe nuk i themi dot dhe ti si ata je…
Por për zërin dhe penën e tij në media duhet ti heqim kapelën, pasi nuk është kursyer dhe nuk ka pasur as pak frikë. Nuk ka bere kurrë rolin e servilit, apo të analistit pa bosht, e kurrë se e ka shitur mendaren për ca euro,. Pena dhe deklarimet e tij ne gazeta, tv, e auditorë u ka shërbyer gjithmonë vetëm të mirës dhe interesit publik. Kurrë nuk u ka shërbyer interesave dhe lojtareve politike apo financiare.
Balta qe u hodh mbi Galdinin, më bëri te tregoj durim e natyrisht te pres që gjithçka që të shkruhej kunder tij, apo të kishte ndonjë konfirmim zyrtar nga policia, apo organet kompetente.
Prita sepse dua dhe kamë dëshirë t’iu besoj institucioneve tona ligjore, pasi nuk gjykoj se edhe ato të kanë gishtë në këtë mësëlë baltosjesh.
Meqenëse nuk ka as edhe një prononcim, apo deklaratë apo letër a konfirmim zyrtar për balten kundër Galdinit nga asnjë, nga organet e policisë, apo të drejtësisë, duke u nisur edhe nga detyrimi qytetar, por edhe si njeri i medias dhe si një njeri që njeh më mirë se kushdo tjetër prejardhjen dhe fisin e Galdinit, fisin permetar Saliaj, nuk mund të heshtja dhe të mos prononcohesha për të, pasi do të ishte një mëkat dhe provë e keqe për mua…
Nuk ka shumë rëndësi të mbroj dhe të dal në mbrojtje të Galdinit, thjeshtë se është një qytetar i angazhuar jo pak në politik dhe në media, apo se është me origjinë nga Përmeti (PSARRI), apo edhe si bashkë patriot im i perkryer, por ka një rëndësi më të madhe se kaq, që ka vlera dhe është e domosdoshme, sidomos për brezat e rinj të këtij vendi dhe vencanërishtë të politikës.
Nëse në do mbështesim dhe do themi se njësoj janë të gjithë ata që angazhohen më politikë, nuk bëjmë gjë tjetër, por biem pre e kësaj klase politike e cila ka afro tre dekada që nuk i hynë as edhe një gjemb në këmbë, me gjithë se popullit dhe Shqipërisë ja kanë çuare thikën mu atje ku nuk mbanë më, siç thotë një shprehje popullore mu në palcë.
Arian Galdin (Saliaj) i është futur politikës dhe ka qenë për ndryshimet pulitke që moshën të re, ahere kur moshatarët e tij vërtet kishin dhe ishin kurioz të provonin dhe të shijonin shumë gjera të tjera. Ai ka përkrahur me forcë nevojën e ndryshimit dhe standardizimin e jetës së Shqiptarve njësoj me atë Evropianë. Ka besuar shumë demokracia, i ka denjuar besnik asaj dhe nuk është bërë as mashë, as servil, apo më keq sahan lëpirës për të përfituar ndonjë koc, apo lëmosh si shumë ë shumë të tjerë.
Megjithëse i ri në moshë, por shume i pjekur me ide dhe mendime, me një vizion të qartë, ka mundur të ulet në tryeza më personalitete dhe te bëhet pjesë e shumë diskutimeve për shumë çështje më rëndësi kombëtarë dhe më gjer.
Ka reaguar me forcë, për gjithçka që ka pikasura apo ka kuptuar se po cenohet interesi i Kombit, trojeve Shqiptare…
Nuk ka hezituar, as nuk është shtangur, apo të ketë pasur frikë as në vitin 1997, që të mbronte demokracinë dhe parimet e demokracisë, as të rreshti së punuari për mos të lënë Partinë Demokratike në atë kohë të katandisej si një forcë për të ardhur keq, ku u braktis dhe përkëmb nga ata që përfituan dhe morën sa mundën prej saj.
Nuk ka se si të ndodhte ndryshe se : Galdini (Saliaj) është një djali i zgjuar, i mençur, i edukuar, arsimuar, me kulturë të gjere, diplomuar në universitete me emër, një familjar i shkëlqyer dhe një pedagog i përkushtuar. Mbi të gjitha ai është një djalë që rrjedh nga një familje dhe fis shumë patriotike. Familja dhe fisi nga rrjedh ai kanë bërë dhe i kanë dhënë shumë vendit, historisë, kanë përkrahur çdo lëvizje që ka pasur objekt dhe qëllim çështjen e kombit dhe të vendit.
Por as edhe një herë, ata si fis nuk kanë pranuar të përdhosët ideali dhe ndjesia kombëtare. Familja dhe paraardhësit e tij kanë qenë mbështetës së shpalljes së pavarësisë, dhe financues të shtetit në atë kohë.
Një fis bujar, fisnik, punëtorë, por mbi të gjitha ideali i kombit ka qenë parësore në atë fis. Gjyshi i Galdinit M. Saliaj, do ishte pjesëtari i të parës kërkesë zyrtare për qeverinë e Ismail Bej Qemalit, për hapjen e shkollave shqipe në Psarr, Dëshnicë dhe Përmet. Fisi i tij do ishte përkrahës i Luftës Antifashistë por jo përkrahës i komunizmit. Ata ishin pjesë e të gjitha formacioneve të krijuara për mbrojtjen e çlirimin e vendit. Ata janë, kanëqenë dhe mbeten njerëz të mos shkeljes së ligjit. Shprehja e tyre si fis është mos u atako me ligjin, ndaj besoj se Galdini gjënë e parë që ka mësuar, në familjen e tij, është respekti dhe detyrimi ndaj Ligjit, kështu që çdo gjë mund të bëj vaki por kurrë që Galdini, të këtë bërë një gjë të tillë, kamë qenë shumë i bindur për këtë.
Të përkushtuar dhe dhanë gjithçka për vendin dhe ndërtimin e tij edhe në kohën e komunizmit. Të parët në përkrahjen dhe të përkushtuar për ndryshimet demokratike në vitet 90-të.
Pra shkurtimisht janë këto arsyet që Galdini i është përkushtuar politikës, medias dhe luftës së tij për më të mirën për vendin e tij.
Qëllimi i goditjes dhe baltosjes së Galdinit, nuk është baltosja dhe goditja thjeshtë e Galdinit, jo se nuk i sjellim ndonjë dëm apo shqetësim Galdinit nuk e përjashtoj këtë, por qëllimi është për të frenuar çdo të ri dhe të re që kërkon të hyjë në luftën politike si i barabartë dhe të përballet me balosët e politikës, pa përkrahjen e mbështetjes së tyre.
Ata e dinë shumë mirë që Galdini nuk rri dot në rresht, ai të del nga rreshti dhe të prish punë, ndaj nuk e duanë të jetë në pulitke apo të behët pjesë e lëvizjeve të mëdha
Këtë nuk është se nuk e duanë vetëm kundërshtarët e tij të formacionit të kundërt politik, por nuk e duanë as edhe të formacionit ku ai vendosi të rreshtohet. Një formacion që më shumë se kurrë ka nevojë për shtim të rreshtit, por jo me ata që e katandisën në këtë pikë, por me të rinj , njerëz të devotshëm, të përkushtuar, që parësor kanë interesat e vendit dhe të Kombit.Un nuk ju pengoj, as ju detyroj, qofshi miq, apo armiq të Galdinit, si ata të politikës dhe jashtë politikës, që të mos hidhni baltë mbi Galdinin, si njëri mediatik, politikan, mësim dhënës etj., por ju lutem gjeni ndonjë gjë tjetër për ta baltosur Galdinin.